Dy aktorët e “Bixhoz me dashurinë”, Abaj dhe Ishana janë të lidhur në jetën reale. Abaj është personazhi më i ri në serial ndërsa Ishana aktroi vetëm në pak episode në fillim të serialit. Avinash Mishra dhe Vrushika Mehta janë njohur gjatë xhirimeve të serialit “Yeh Teri Galiyan” i cili po transmetohet në Indi. Nga aty ka lindur dashuria dhe i gjithë stafi i serialit e dinë që mes tyre ka nisur një romancë. Abaj poston shpesh foto me aktoren bukuroshe ku edhe i shpreh dashurinë publikisht. “E qeshura jote është jetë”-është një nga dedikimet që Abaj i ka bërë Ishanës. Ndërsa aktorja ka preferuar mos ta bëjë këtë lidhje publike dhe nuk e ka konfirmuar ende./revistawho.com