Kourtney Kardashian u ‘masakrua’ nga fansat pasi Kim publikoi një foto të vajzës së saj dhe mbesës në ditën e parë të shkollës. Kaq ka mjaftuar që të gjithë të kapen me këpucët dhe vlerën e tyre prej 400 dollarësh. Sipas ndjekësve është e papërshtashme që një fëmijë 6 vjeç të shkojë në shkollë i veshur me këpucë të tilla.
https://www.instagram.com/p/BwADsb1HLDV/
Wendy mori shkas nga ky negativitet i përhapur online për të dhënë mendimin e saj në programin që drejton. “E çuditshme si janë njerëzit. E çfarë pastaj se janë të shtrenjta? Ajo nuk shkon në një shkollë me fëmijët e tu dhe fëmijët e mi. Ajo shkon në një shkollë ku shoqja e klasës ka veshur këpucë 4000 dollarëshe, ndërsa shoku i saj ka çantë me diamantë”,-u shpreh moderatorja.
Ky është një nga të paktat raste që moderatorja mbron pjesëtarë të klanit Kardashian. Wendy është një nga personazhet publikë më të ashpër dhe kritikues ndaj familjes së njohur. /revistawho.com