Adelina Tahiri është një nga vajzat me të ndjekura në rrjete sociale. Përveçse për pamjen dhe fizikun e mirë, ajo komentohet shumë edhe për stilin. Shpesh në media, por edhe nga ndjekësit këngëtarja ka qenë e diskutuar për shpenzimet e mëdha në veshje dhe aksesorë.
Nëse do të hidhnit një sy në ‘Instagramin’ e Adelinës do të vinit re një detaj disi të veçantë. Ajo përdor gjithmonë syzet e diellit dhe shumica prej tyre janë në përmasa goxha të mëdha. Mes shumë modeleve dallojnë ato të firmave ‘Fendi’ dhe ‘Gucci’, zgjedhje këto shumë të shpeshta për këngëtaren.
Përveçse duket qartë që janë të shtrenjta, ky detaj vjen si një sugjerim nga Adelina për t’u dukur bukur në çdo kohë. Për syzet e diellit nuk ka stinë, madje shpesh një palë të tilla mund të kthehen në aksesor plotësues për veshjen tuaj. /revistawho.com