Aktorja Amber Heard ka dhënë një intervistë për ‘AP News’, ku ka folur dhe për dhunën që ish-bashkëshorti Johnny Depp ka ushtruar ndaj saj. Ajo ka treguar se ai sa herë drogohej dhe pinte alkool shndërrohej në një ‘përbindësh’ të tmerrshëm. Ndër të tjera Amber Heard rrëfeu dhe momentin kur i tha Depp se do të ndahej nga ai. Johnny kishte filluar ta kërcënonte se do ta vriste, e kishte grushtuar në fytyrë dhe e kishte përplasur në shtrat. ‘Për pak momente, nuk bërtisja e nuk merrja dot frymë. Kisha frikë se mos më vriste’, tregoi aktorja.
Kujtojmë që marrëdhënia e tyre ka zgjatur për disa vite dhe këto vite për Heard ishin një luftë për mbijetesë, siç pohon dhe vetë ajo. /revistawho.com