Kate Moss dhe i dashuri i saj Nikolai von Bismarck do martohen verën që vjen. Të paktën kështu shprehen burime pranë tyre për ‘The Sun’. Së fundmi lidhja e modeles dhe partnerit të saj po shkon shumë mirë dhe natyrshëm kanë lindur diskutimet për një martesë të mundshme. Mendohet se periudha më e mirë për të realizuar një dasmë do të jetë vera e 2020-ës dhe ceremonia do të jetë tradicionale. Sipas po të njëjtave burime, thuhet se marrëdhënia e Kate me familjen e Nikolai po shkon shumë mirë, pas mosmarrveshjeve që kanë pasur në fillim.
Kujtojmë se Moss është nënë e një fëmije dhe ka vuajtur për një kohë të gjatë nga varësia ndaj alkoolit, prej të cilit ka hequr dorë 18 muaj më parë. /revistawho.com