Merve dhe Pelin shkojnë për vizitë tek Arzu dhe i kërkojnë falje. Arzu i fal mikeshat dhe i tregon që duhet të gjejë punë. Merve i ofron punë Arzus në kompaninë e Serhanit. Merve i kërkon Serhanit të marrë në punë Arzun. Serhan pranon pas shumë këmbënguljeve të Merves. Merve dhe Pelin infiltrojnë në shtëpinë e Ojas estetisten. Estetistja kontrollon në shtëpinë e Ojas për të mësuar nëse ajo ka partner. Ajo gjen butonin e këmishës së Serhanit dhe e fut në xhep. Oja mëson se Arzu është pajtuar me Merven dhe Pelinin. Mikeshat takohen në kafe dhe atje rastis Serhan. Pelin dhe Arzu shprehen se Serhan është shumë ndryshe nga të tjerët. Merve i tregon Ojas për familjen e Serhanit. Oja dhe Serhan mendojnë për njëri-tjetrin. Serhan telefonon Ojan dhe në të njëjtën kohë edhe Oja e telefonon atë. Ata nuk arrijnë të flasin. Oja vendos të humbasë mendjen duke punuar gjithë ditën. Merve dhe Arzu shkojnë në kompaninë e Serhanit për të folur mbi punën e Arzus. Arzu fillon punë dhe në të njëjtën kohë ja arrin të bëjë edhe punët e shtëpisë dhe të kujdeset për fëmijët. Burxhu shkon në shtëpinë e Arzus dhe e kërcënon se lufta nuk ka mbaruar. Burxhu ndrydh këmbën dhe ja lë fajin Arzus. Arzu çon gurabije në zyrë ditën e parë të punës. Punonjësit e paragjykojnë. Mehmet nuk e beson se Arzu ja ka ndrydhur këmbën Burxhus. Arzu arrin të bindë një klient dhe e habit Enverin. Estetistja u tregon Merves dhe Pelinit butonin e këmishës që gjeti në shtëpinë e Ojas. Merve dhe Pelin tronditen kur shohin butonin e këmishës./revistawho.com