Anne Hathaway është betuar se do heqë dorë nga alkooli për t’iu përqendruar rritjes së djalit të saj, Jonathan. 36-vjeçarja ka plane të mëdha për të voglin që rritet çdo ditë dhe disa prej tyre i ka ndarë me publikun në një intervistë të dhënë së fundmi.
Ajo pranoi se ka vendosur të lërë alkoolin deri kur djali të jetë 18 vjeç. “E kam mbajtur fjalën për gjysmë viti. Më kanë mbetur edhe 17 vite e gjysmë të tjera. Kam provuar të pi dhe t’i kthehem familjes, por kam kuptuar që është shumë e vështirë. Nuk mund të jesh një nënë e mirë nëse përfundon duke u dehur. Po e bëj gjithçka për djalin tim”,-u shpreh ajo më tej. Siç duket vendimi është përfundimtar dhe Anne është e vendosur për lënien e alkoolit. / revistawho.com