Lady Gaga dhe Christian Carino i dhanë fund fejesës së tyre gjatë sezonit të ndarjes së çmimeve dhe sipas raportimeve, nuk ka qenë një ndarje e thjeshtë. Mesa duket, lidhja e tyre ka qenë toksike dhe tani pas ndarjes gjërat nuk kanë ndryshuar shumë. Një burim tha për ‘UsWeekly’ se Christian e ka përndjekur Gaga-n dhe u desh që këngëtarja t’i thoshte të mos e kontaktonte më. Christian nuk e ka trajtuar shumë mirë dhe në fundin e lidhjes, ai po bëhej shumë xheloz dhe i shkruante gjatë gjithë kohës. Sipas një eksperte të gjuhës së trupit, Lady Gaga dhe Christian përqafoheshin, putheshin apo bënin veprime drejt njëri-tjetrit për shkak të një obligimi dhe kjo nuk është asnjëherë një shenjë e mirë. Kujtojmë se para pak kohësh, u tha se këngëtarja i dha fund lidhjes sepse ai po ndërpriste proçesin e saj kreativ./revistawho.com