Jonida Maliqi ka nisur përgatitje për ‘Eurosong’ dhe këngën e saj po e promovon në disa vende të Europës. Ditën e djeshme, këngëtarja ka udhëtuar drejt Maqedonisë, ku përveçse performoi dhe u prit me shumë entuziazëm nga fansat, u vlerësua edhe me një çmim mirënjohjeje.
Ajo mori pjesë në ‘Shkupi për shkupjanët’, një organizim mjaft madhështor ku ju akordua çmimi i madh për kontributin në muzikë. Këtë moment special, Jonida e ndau me ndjekësit në ‘Instagram’ duke treguar gjithë ndjesitë pozitive që mori nga vizita në vendin fqinj. /revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BwuZlUInUEL/