Merve shkon të takojë Serhanin në burg. Serhan i kërkon Merves të shesë shtëpinë pasi nuk kanë zgjidhje tjetër. Merve nuk pranon. Oja i tregon Edipit se i ka bërë përshtypje sjellja e shëmtuar e grave të Sarmashëkut kundër Merves. Oja arrin të lërë një takim në burg me Serhanin. Burxhu shkon për vizitë në shtëpinë e Pelinit dhe i thotë të përfitojë nga situata për t’ja marrë vendin Merves. Edip shkon për vizitë tek Merve por ajo nuk e pret mirë duke menduar se ai është i lumtur me situatën në të cilën ajo ndodhet. Edip këshillon Merven ta lërë inatin dhe të marrë jetën në duar. Serhan nuk pranon të takohet me Ojan. Oja i tregon doktoreshës së burgut që Serhan vuan nga ataku i panikut. Merve i fton mikeshat për të biseduar. Ajo i tregon se Serhan do dalë nga burgu. Merve i kërkon mikeshave të marrin përgjegjësitë e saj në bordin e shkollës dhe të lagjes derisa ajo të kthehet. Pelin nuk i beson Merves. Ajo i thotë grave në bordin e shkollës se Serhan është mashtrues. Pelin zgjidhet kryetarja e re e bordit./revistawho.com