Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin! 01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Spitalet i deklaruan fëmijët e sapolindur të vdekur, nënat pas 30 vitesh kërkojnë të zbulojnë të vërtetën se çfarë ka ndodhur me ta

11/05/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Spitalet i deklaruan fëmijët e sapolindur të vdekur, nënat pas 30 vitesh kërkojnë të zbulojnë të vërtetën se çfarë ka ndodhur me ta

Programi “Dua të të bëj të lumtur” ndryshe nga herët e tjera solli në ekranet tona mbrëmjen e sotme, historinë e tri nënave që nuk njiheshin me njëra-tjetën por që i bashkonte e njëjta ngjarje. Moderatorja Arbana Osmani tregoi se në redaksinë e programit kishin ardhur 6 histori të njëjta, ku nënat nuk dinin se çfarë kishin ndodhur me fëmijët e sapolindur të deklaruar të vdekur nga spitalet.





Në studio kishin ardhur zonjat File, Nadiola dhe Resmia të cilat rrëfyen historitë e jetës së tyre dhe fatkeqësitë që i kishin ndodhur. Të trija nënave u ishte thënë nga mjekët se fëmijët kishin lindur të vdekur ose kishin ndërruar jetë pas lindjes. Asnjëra prej tyre nuk kishte pasur mundësinë t’i shikonte fëmijët e vdekur, pasi bluzat e bardha kishin këmbëngulur që ata duhet t’i varroste spitali. Prindërit të shokuar nga ngjarja nuk kishin kërkuar që të merrnin trupin e pajetë të fëmijëve të sapolindur.

Kanë kaluar më shumë se 30 vjet dhe nënat janë të bindura se fëmijët e tyre jetojnë. Pas shumë kërkimeve që ato kishin bërë, kishte rezultuar që të dhënat nuk përputheshin në regjistrat e spitaleve përkatëse. Për këtë arsye tri zonjat i ishin drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për të bërë publik rastin dhe për të marrë një përgjigje nga instancat shtetërore.


Me çështjen e zonjave ishte marrë gazetarja e redaksisë së programit, Lorina Mixha e cila ishte e ftuar në publik bashkë me zonjën Shpresa Toska, një mami e dalë në pension. Zonja Shpresa shpjegoi proçedurën se si veprohet në rastet kur një fëmijë ndërron jetë në martenitet. Moderatorja, Arbana Osmani lexoi përgjigjet zyrtare të institucioneve përkatëse në të cilat thuhej që një pjesë e regjistrave ishte djegur dhe se kishte mungesë informacioni. /revistawho.com

Tags: dua te te bej te lumturhistoria e radhes
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!
Breaking News

U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!

01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?
Breaking News

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?

31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…
Breaking News

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…

31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Next Post
“Nuk je vetëm!” / Vajza surprizon shoqen e ngushtë që po kalon një periudhë të vështirë në jetën e saj

“Nuk je vetëm!” / Vajza surprizon shoqen e ngushtë që po kalon një periudhë të vështirë në jetën e saj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera