Noizy njihet për sukseset në muzikë, karrierën e gjatë dhe sigurisht shpenzimet luksoze. Nga orat tek makinat e shtrenjta, reperi ka zbuluar pothuajse çdo blerje në postimet në ‘Instagram’ ose në videoklipet e këngëve. Edhe sot, një nga videot që ai ka publikuar përfshin imazhe të tilla, por këtë herë qendra janë makinat shumë të shtrenjta që kanë mbushur oborrin e biznesit të tij në Durrës.
Në njërën prej tyre, Noizy shprehet: “Ju kam thënë që është fabrikë”, duke lënë të kuptohet në këtë mënyrë se makinat janë në pronësi të tij. Siç duket sukseset e njëpasnjëshme në muzikë kanë sjellë përfitimet e tyre, duke bërë të mundur realizimin e dëshirave të reperit. / revistawho.com