James Corden është vënë në shënjestër të komentuesve së fundmi pasi në ‘Twitter’ nisi një valë ofendimesh dhe komentesh të liga ndaj tij. Moderatori u përgjigj më shpejt se kurrë duke u shprehur: “Kjo është gjëja më e keqe që mund të flisnit për familjen time”.
James ju referua komenteve për fëmijët e tij, pasi shumë persona i uronin që ata të sëmuren me kancer. Komentet e rënda erdhën pas një monologu që realizoi në shfaqjen e tij për ‘Game Of Thrones’ dhe shakatë që bëri duke përdorur emrin e Presidentit Trump dhe ngjarjeve të fundit politike në vend.