Disa ditë më parë Jennifer Lopez publikoi në rrjetet sociale, një video të vajzës së saj ku dallohej se ishte duke kënduar pranë mamasë dhe duke marrë disa leksione mësimi rreth muzikës. JLo shfaqet krah vogëlushes dhe duket se e mbështet atë në hapat e parë që ajo po hedh. Kjo video pati shumë reagime nga të gjithë ndjekësit e 49-vjeçares të cilët pohonin se vajza kishte trashëguar talentin e saj.
Megjithatë përveç fansave, ka qenë dhe babai i Emme, Marc Anthony, i cili ka publikuar videon e vajzës së bashku me ish-bashkëshorten e tij. “E adhuroj. Emme ti je jeta ime”, ka shkruar Anthony në videon ku shumica e ndjekësve e uronin për talentin e veçantë të vajzës.
Kujtojmë se Marc dhe Jennifer i dhanë fund martesës së tyre shumë vite më parë dhe ndonëse tashmë Lopez është e fejuar, dyshja ruan raporte shumë të mira me njëri-tjetrin./revistawho.com