Faqja zyrtare e panairit më të madh të bukurisë “Beauty Fair Albania” ka njoftuar organizimin e një workshop-i me temë: “Si të kthehesh në një markë online?”. Seminari i drejtohet të gjithë profesionistëve të lirë që duan të ndërtojnë profile të suksesshme në mediat sociale. Për të folur mbi këtë temë, organizatorët e #BFA kanë zgjedhur emra të spikatur nga bota e online-it dhe marketingut. Estela Ujka, Olti Curri, Sara Karaj dhe Jerina Lalaj do të jenë edukatorët në këtë event të mirëmenduar.
![](https://revistawho.com/wp-content/uploads/2019/05/Screenshot_7-8.jpg)
Estela Ujka, personazh televiziv prej vitit 2000. Në 2012 hap blog-un e saj “SharminStyle” dhe nga ajo kohë numëron me dhjetëra vlerësime dhe bashkëpunime me marka brenda dhe përtej kufijve shqiptarë.
Ujka numëron më shumë se 49 mjë ndjekës në #Instagram dhe është Brand Ambassador për Lierac e Phyto, ideatore e koleksionit të bizhuterive #PërGratë, si dhe autore e realizuese e “Beauty Talks” me firmat dhe sallonet më të njohura.
Olti Curri, është prej 18 vitesh pjesë e medias, si gazetar, opinionist dhe drejtues i programeve radiofonike. Numëron 10 vite aktivitet në mediat sociale me një komunitet prej 250 mijë ndjekësish në #Facebook dhe 185 mijë ndjekësish në #Instagram.
Sara Karaj, vlogger-ja e parë në Shqipëri, me më shumë se 26 mijë ndjekës në #Youtube dhe mbi 45 mijë në #Instagram. Numëron mbi 3 milionë shikime online dhe bashkëpunime me firma të njohura ndërkombëtare dhe shqiptare.
Pas më shumë se 15 vitesh aktive në botën e marketingut, kryesisht atij mediatik ka akumuluar një eksperiencë të gjate në promovimin dhe sektorin e shitjeve. Prej 2 vjetesh tashmë Jerina Lalaj është CEO e kompanisë së saj JLConsulting dhe merret kryesisht me konsulencë biznesi, strategji komunikimi, PR dhe marketing.
Strategjitë e komunikimit per kompanitë dhe personazhet publike që zgjedhin të punojnë në mënyrë profesionale, bëjnë diferencën në tregun mediatik e virtual. Gjithashtu në botën e saj nuk mungon aktiviteti filantropik dhe prej më shumë se një viti është dhe Drejtore Ekzekutive e Fondacionit “Lorik Cana 5”.
Jemi të sigurtë që përvoja e gjatë dhe suksesi në vite i edukatorëve do t’u vijë në ndihmë të gjithë pjesëmarrësve, ndaj mos e humbisni mundësinë: ndiqni @beautyfairalbania në instagram për më shumë informacione ose kontaktoni në +355 69 293 3727 për të rezervuar vendin tuaj. /revistawho.com