Ylli Limani e ka treguar gjithmonë se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me familjarët e tij, madje ka zbuluar gjatë një interviste se ende vazhdon të jetojë me prindërit. Ditën e sotme, babai i tij feston ditëlindjen dhe këngëtari e ka uruar në një mënyrë shumë të veçantë. “Heronjtë e vërtetë nuk veshin pelerinë, ato bëjnë shaka të këqija. Faleminderit që je një hero i vërtetë, bab. Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar Ylli. Kujtojmë se së fundmi, Ylli erdhi me një bashkëpunim të suksesshëm me Tunën, pjesë e albumit të saj ‘Fortuna’./revistawho.com