Themeluesi i Microsoft dhe kreu i Fondacionit Gates Bill Gates, ka ofruar sugjerimet e kësaj vere për të gjithë personat që e adhurojnë librin.
Sipas World Economic Forum, ai ka prezantuar pesë librat më të mirë të këtij sezoni veror.
Lista e librave që Bill Gates rekomandon:
‘Unpheaval’(Shpërthimi) nga Jared Diamond
“Ky libër zbulon se si reagojnë shoqëritë gjatë momenteve të krizës. Tingëllon paksa dëshpëruese, por unë e përfundova librin edhe më optimist për aftësitë tona për të zgjidhur problemet “,tregon Gates.
‘9 Pints’ (Një Udhëtim përmes Parave, Mjekësisë dhe Mistereve të Gjakut) nga Rose George
“Jam adhurues i madh i librave që shkojnë thellë në një temë të veçantë, kështu që ky libër më përshtatej. I mbushur me fakte interesante dhe vlerësim mbi gjakun”, shprehet ai.
‘A Gentleman in Moscow’(Një Xhentëlmen në Moskë) nga Amor Towles
“Ky roman tregon historinë e një konti që ndodhet në arrest shtëpie në Moskë”, rrëfen Gates.
‘Presidents of War’ (Presidentët e Luftës: Historia Epike) nga Michael Beschloss
Gates ka përzgjedhur këtë libër pasi ishte i interesuar për luftën në Vietnam.
‘The Future of Capitalism’ (E ardhmja e Kapitalizmit: Përballja me ankthet e reja) nga Paul Collier
Ndërsa pranon se nuk pajtohet me Collier për gjithçka, Gates thotë se ky libër ofron një analizë të mirë të një çështjeje aktuale./revistawho.com