Shivai zbulon se dikush po përpiqet ta bëjë të çmendur Anikën dhe vendos të zbulojë personin. Vir vepron sipas planit dhe i thotë Shivait se Anika ka probleme mendore. Gori mëson se dikush kërkon të vrasë Pinkin. Shivai shtiret sikur e beson që Anika është e çmendur dhe i jep asaj ilaçe. Anika fillon të mendojë se vërtet është çmendur por Shivai nuk i tregon dot se është plani i tij. Shivai arrin të komunikojë me Anikën pa u shfaqur në kamera. Shivai i tregon Anikës planin për të zbuluar dhe shtiren sikur bëjnë sherr. Vir gëzohet dhe mendon se plani i tij po ecën. Shivai shtiret sikur do largohet dhe do e lërë Anikën vetëm. Vir vendos të bëhet hero për Anikën. Shivai kap Komalin por Vir e shpëton atë. Komal varros Anikën për së gjalli. Shivai shpëton Anikën. Vir paralizon Anikën dhe vendos të vrasë Shivain. Rudra i propozon për martesë Bavjas. Shivai vendos të organizojë dasmën e Rudrës dhe të bashkojë familjen./revistawho.com