Vajza e Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit është diplomuar dhe familja e saj ka qenë me të në çdo moment. Fotot i ka publikuar vetë Era, e cila është shfaqur shumë e qeshur krah prindërve, e veshur me kodin që i takon ceremonisë në fjalë. Teksa shikon sekuencat e shkrepura nuk kalon pa vëmendje as detaji i flamurit shqiptar që është i dukshëm në njërën anë të veshjes së saj.
Era nuk është e njohur për publikun, pasi çifti i njohur i artistëve nuk publikojnë shpesh momente familjare, megjithatë ky rast shumë special për të gjithë familjen na njohu me portretin e plotë të pjestarëve të saj. Vajza e Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit ka studiuar në universitetin ‘Colby’, i cili i dedikohet artit. /revistawho.com