Pothuajse një muaj më parë, Gjira Kajtazi lindi një vogëlush dhe e quajti atë Maël. Si gjatë muajve të shtatzënisë, edhe pas saj, reperja shqiptare është munduar t’i mbajë fansat sa më shumë të ‘informuar’ rreth këtij kapitulli të ri që ka nisur në jetën e saj. Së fundmi, Gjira ka publikuar në ‘Instagram’ opsionin ‘pyetje&përgjigje’, ku i është përgjigjur kurioziteteve të fansave të saj në lidhje me Maël. Fillimisht, dikush e ka pyetur nëse djali i saj është një fëmijë i qetë apo jo, ndërsa reperja i ka shkruar “për momentin ma ka kënaqur shpirtin”. Ajo gjithashtu ka pranuar se për Maël nuk ka punësuar një dado, por ka qenë nënë, dado dhe baba vetë. Përveç rritjes, duket se Gjira po mendon edhe për të ardhmen e vogëlushit të saj. “Çfarë ke qejf të bëhet Maël kur të rritet”, e ka pyetur një nga fansat. Ajo ka publikuar një foto të një austronauti dhe ka shkruar krahas saj: “Pa shaka”, duke zbuluar kështu ‘ëndrrën’ në lidhje me djalin e saj. Kujtojmë se pak para se të lindte, Gjira bëri një rikthim në muzikë me këngën “Aua”, e cila u prit shumë mirë nga publiku./revistawho.com