Besa Kokëdhima dhe Elvana Gjata njihen prej shumë vitesh me njëra-tjetrën dhe kalimi i viteve nuk ka ndikuar aspak në miqësinë e tyre, përkundrazi e ka forcuar akoma dhe më shumë. Dy artistet e njohura ruajnë kujtime të shumta së bashku, të cilat tregojnë se raporti mes tyre është për t’u pasur zili. Ditën e sotme që Besa feston ditëlindjen, nuk mund të mungonte dhe një urim nga ana e Elvanës, i cili ka brenda gjithë dashurinë dhe vlerësimin për miken e saj. Gjata ka publikuar në ‘Instagram’ disa foto dhe një nga videot më të bukura që ka me Besën.
Në njërën prej tyre ato duken të përqafuara me njëra-tjetrën, ndërsa në video shfaqen duke i rënë pianos bashkë. Bashkangjitur njërës prej fotove Elvana ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen artiste e jashtëzakonshme dhe shoqja ime e ngushtë. Të dua shumë”.
Më pas Besa e ka ripostuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’ dhe ka shkruar “Beba”, duke zbuluar mënyrën se si i flet me përkëdheli shoqes së saj. Të tilla miqësi mes artistësh janë vërtet të rralla dhe prandaj Elvana dhe Besa duhen vlerësuar për këtë gjë. /revistawho.com