Këngëtarja e njohur, Miley Cyrus publikoi 6 këngët e saj më të reja ditën e premte dhe fansat janë të bindur se njëra prej tyre i është dedikuar partnerit të 26-vjeçares, Liam Hemsworth. Kënga quhet ‘The most’, ndërsa teksti i saj flet për dashurinë. Të gjithë ndjekësit e dyshes janë të bindur se kjo këngë është një dedikim i ëmbël për Hemsworth dhe se ajo përshkruan marrëdhënien e tyre. Pavarësisht këtyre spekulimeve Miley nuk ka konfirmuar ende asgjë.
Kujtojmë se Cyrus dhe Liam janë ndarë dhe ribashkuar disa herë me njëri-tjetrin, por në vitin 2018 ata e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë me anë të një ceremonie shumë private./revistawho.com