Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi! 15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan… 15/02/2026
Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit? 15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri… 15/02/2026
Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara? 15/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Të guxosh nuk është e lehtë, por Ronela Hajati e ka bërë gjithmonë dhe ja ka dalë mbanë

05/06/2019
in Breaking News, Lajme, Vetëm në WHO
Reading Time: 2 mins read
A A
Të guxosh nuk është e lehtë, por Ronela Hajati e ka bërë gjithmonë dhe ja ka dalë mbanë

Të guxosh dhe të shfaqesh ndryshe nuk është e thjeshtë, sepse gjithmonë duhet të marrësh parasysh rrezikun se jo të gjithë do ta presin mirë idenë tënde. Prandaj shpesh shohim artistë që vijnë në të njëjtin stil, duke preferuar të mos dalin jashtë kornizave apo zonës së komfortit. Megjithatë ka dhe nga ata që bëjnë të kundërtën dhe marrin përsipër rreziqe. Një ndër to është Ronela Hajati, e cila nuk i ka marrë asnjëherë parasysh risqet dhe gjithmonë ka arritur të pëlqehet nga publiku.





Ndoshta nuk ka mundur t’i fitojë zemrat e të gjithëve dhe kjo është diçka e zakonshme, por ama vëmendjen e të gjithëve e ka fituar gjithmonë. Ronela ka vite që është pjesë e industrisë së muzikës dhe asnjëherë nuk e kemi parë të qëndrojë e njëjta. Sa herë që ajo publikon një videoklip të gjithë janë kuriozë të shohin transformimin e saj të radhës, apo të zbulojnë karakterin që ka dashur të përcjellë përmes një video muzikore.


Nëse u hedh një vështrim të gjithë klipeve që ka publikuar deri më sot mund të kuptosh se Ronela është një detajiste e shkëlqyer. Të gjitha projektet e saj muzikore janë të kuruara dhe sigurisht ‘look-u’ i Ronelës është gjithmonë ‘on top’. Ndryshe nga të tjerët që zgjedhin të ruajnë të njëjtën linjë në videoklip, Hajati ka bërë të kundërtën.

Vetëm në një pjesë shumë të vogël të projekteve të saj Ronela mund të jetë shfaqur njësoj, ndërsa në rastet e tjera transformimet e saj janë të shumta. Pikërisht për këtë gjë fansat e kanë dashur dhe vazhdojnë ta ndjekin Ronelën për çdo performancë të saj, ndaj ajo ka premtuar që do të mbetet gjithmonë e njëjta. Këngëtarja ka treguar se në jetën reale është tërësisht ndryshe, por gjithçka e bën për fansat e saj, ndaj puna që ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve është vërtet për t’u vlerësuar. /revistawho.com

Tags: guximlookronela hajatistiltransformimvideoklip
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!
Breaking News

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!

15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…
Breaking News

“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…

15/02/2026
Në 10-vjetorin e karrierës, Kida ka një falënderim të veçantë!
Breaking News

Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit?

15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…
Breaking News

U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…

15/02/2026
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”
Breaking News

Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara?

15/02/2026
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Next Post
Jennifer Aniston zbulon pse nuk ndihet e turpëruar kur pozon e zhveshur

Jennifer Aniston zbulon pse nuk ndihet e turpëruar kur pozon e zhveshur








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera