Në mes të suksesit të saj si biznesmene dhe këngëtare, Rihanna ia del të gjejë kohë dhe për familjen së bashku me partnerin e saj, Hassan Jameel. Së fundmi, 31-vjeçarja është fotografuar me Hassan gjatë pushimeve të tyre në Itali, në Amalfi, ku të dy shfaqen shumë të lumtur krah njëri-tjetrit. Lidhja e tyre ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes së mediave, pasi janë përfolur për një ndarje të mundshme, por mesa duket këto lajme nuk kanë qenë të vërteta dhe ky udhëtim është e vetmja provë që na nevojitet. Kjo nuk mbaron këtu. Sipas ‘Popsugar’, në pushime duket se janë të pranishëm edhe familjarët e Hassan, gjë që tregon se ndoshta lidhja e tyre po shkon drejt fejesës. Kujtojmë se së fundmi, Rihanna është renditur si këngëtarja më e pasur për këtë vit./revistawho.com