Jennifer Aniston vlen aq shumë para sa nuk e imagjinojmë dot, por kjo nuk e bën të jetë ndryshe nga ne, të paktën për disa gjëra. Edhe pse ka një pasuri që vetëm rritet, aktorja ka treguar se i pëlqen të veshë të njëjtat gjëra dhe opinioni i të tjerëve për këtë pjesë nuk i intereson fare. Së fundmi, Aniston është fotografuar teksa pushon në Meksikë dhe fotot e saj me trupin e tonifikuar, e veshur me bikini në ngjyrë blu dhe të zezë bënë xhiron e rrjetit. Por kjo nuk është hera e parë që Jennifer vesh këto rrobabanjo. Edhe në vitet 2016 dhe 2017 ajo ka veshur po të njëjtat bikini teksa ka qenë me pushime në Bahams.
2016
2017
2019
Jennifer di si ta tërheqë vëmendjen dhe për këtë nuk i duhen veshje plazhi të reja apo gjëra të ngjashme. / revistawho.com