Nihal i tregon Pelinit se partneri e la për faj të Merves dhe askush nuk e beson. Pelin shkon tek Arzu dhe e pyet për të dashurin por ajo nuk i tregon. Pelin është shumë shumë kurioze dhe insiston ta mësojë. Ajo e gjen vetë se i dashuri i Arzus është Enveri dhe kërkon të dijë më shumë për të. Mehmet i tregon Nilajit se Arzu ka të dashur. Nilaj e mbron nënën e saj duke i thënë se është normale që ajo të ketë një lidhje. Nilaj i kujton të atit lidhjen e tij me Burxhun dhe ai ndihet në faj. Serhan flet në mbrëmje në telefon me Ojan. Merve sheh gjithçka nga kamera në shtëpi dhe mendon si t’i ndalojë. Ajo telefonon Serhanin dhe i kërkon të bëjë punë. Serhan bën çfarë i thotë Merve. Oja mërzitet pasi Serhan e ka telefonin të zënë. Oja dyshon se mes Edipit dhe Merves ka diçka. Estetistja pyet Ojan nëse ka të dashur por Oja e mohon. Serhan surprizon Ojan në klinikë. Oja dhe Serhan bëjnë piknik në plazh dhe kalojnë momente të bukura me njëri-tjetrin./revistawho.com