Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit 17/02/2026
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë! 17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës 17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj! 17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu… 17/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

INTERVISTA / Ema Andrea: Sara, toka ime e shtrenjtë në këtë botë

08/03/2016
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A

Ajo është një femër e rritur me dashuri, një dashuri që i ka dhënë në ato vitet e para të jetës, forcën për të përballuar çdo gjë dhe për t’u bërë sot një grua e sigurtë në vetvete, me gjithë ç’jeta mund të sjellë… Është Ema Andrea, në një rrëfim frymëzues për nënën e saj.





Cili ishte urimi që i bëre sot nënës tënde?

A mundem me i thanë jetës “gëzuar” me nji tufë lule në dorë? Por edhe në mundsha, ku me i gjetë lulet për sytë e saj, ku me i gjet fjalët për amen? Më duhet me i lind të gjitha prej frymës sime, për me mujt me i thanë jetës “faleminderit” se në kët’ ditë që nderohet dije-dhuruesi, unë po dëshiroj me t’u përul sërish ty Jetë e dashtun! Ty që më mësove si me dhurue, që më mësove si me dasht, si me durue, me vuejt, me piskamë… e me kuptue prej lëkurës! Ty, që më mësove të ëndërroj! Ty, që më mësove që gjunjët nuk jane ba me u përul prej dhimbjes, por prej respektit! Më mësove se kam sy për me pa, e shpirt për me mbart! Ty, që më mësove se jam njeri e mundem veç me gabue, më mësove me qesh e me lëpi kripë lotësh, më mësove me fal e me hesht! Më mësove që ikja nuk asht zgjidhje e kthimi gjithaq! Ty që më mësove me u lexu thellë e kuptue që asgja s’ka fund! As dhimbja e lindjes… As ironia e vdekjes!


A ka ndryshuar dashuria për të apo të shprehurit e kësaj dashurie pasi u bëre nënë vetë?

Natyrisht që ka ndryshuar mënyra si e shpreh dashurinë për mamin tim. Dikur kërkoja prej saj të më llastonte e sot deshiroj ta llastoj aq sa mundem. Dikur shkruaja poezi vetëm për veten dhe ëndrrat e mia e prej kur jam bërë nënë në poezitë e mia është shpesh edhe nëna ime. Sot në dashurinë time është shtrirë edhe ndjenja e fajit, njësoj si për vajzën time. Duhet të jetë një ndjenjë shumë femërore kjo e fundit ku dashuria merr dimensione vetmohimi. Me pak fjalë mëmësia më ka mësuar si të dua nënën time si femër e rritur. Mami im ka edhe ditëlindjen në mars kështu që urimi për të ka gjithmonë përmasa më të gjera sesa një ditë.

Vargje për nënën

Dashuria e saj është e thjeshtë… Mat frymëmarrjen e gjumit tim të rremë. E unë rrej në frymëmarrjen time për gjumin e saj. S’ia marr dot aromën, aq e thjeshtë është… Jam tuj end kujtesën… Asht një grua si mal që mban në krahë mua, tim vëlla, mbështjellë me rrobën e thurrur me dorë për mos me mardh, e një çadër për mos me u lag… Asht hija e burrit që ka vdekë e që nuk më ban me qa… Mandej… asht kjo grua që e takova sot, e vogël e ulur në cep të divanit që gëzon ardhjen time e unë s’mundem as ta mbaj në krahë e as ta mbroj nga moti që lëndon trupin e saj ashtu si unë zemrën e saj prej pafuqisë… Hija e burrit që ka vdekë tash më nervozon… Kujtesa ime, hëm, veç kaq… Fillon prej saj e po aty harron çdo ditë!!!

A je bërë më shumë feministe pasi linde vajzë?

Nuk e di a jam bërë feministe. Nuk besoj se jam feministe. Besoj në të drejtat e qenies njerëzore. Jam kundër arrogancës dhe injorancës, kundër mohimit absurd të lirisë e kundër dhunës. Për fat të keq këto të fundit më së shumti i pësojnë femrat, ndaj jam në krah të gjinisë sime. Besoj se këto parime kanë ardhur tek unë në mënyrë të pandërgjegjshme prej shembullit të nënës sime, një grua e fortë që ka qeshur gjithmonë shumë bukur! Me ardhjen e Sarës me sa duket kuptova më shumë botën e femrës dhe forcën e saj. Me divorcin kuptova botën maskiliste, për ekstremet e së cilës më vjen keq dhe kaq. I respektoj qeniet fisnike, meshkuj apo femra qofshin këto!

Si do të doje të bëhej vajza jote, çfarë ëndërron për të?

Sido të bëhet Sara, mbetet toka ime e shtrenjtë në këtë botë! Ëndërroj thjesht ta shoh të buzëqeshë çdo ditë!

Tags: Ema Andrea
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!
Intervista

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!

07/02/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Next Post
FOTOSHOPI/ Jo vetëm yjet shqiptarë por edhe ato italianë, shikoni gafën e Barbara D’Urso-s

FOTOSHOPI/ Jo vetëm yjet shqiptarë por edhe ato italianë, shikoni gafën e Barbara D’Urso-s








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera