Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim… 30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit 30/01/2026
“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…” 30/01/2026
Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n 30/01/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO! 30/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

INTERVISTA / Aurela Gaçe: Mësimet që më dha nëna ime dhe çfarë dëshiroj unë për Grace

08/03/2016
in Intervista
Reading Time: 2 mins read
A A

Është dashuria ajo që përcakton ‘njeriun’ që do të jemi, e jo pasuria. Është koha që ndajnë me ne, rastet kur na shtrijnë dorën pasi jemi rrëzuar… Janë momentet kur na thonë se do të bëhet më mirë, netët kur edhe pse pranë një sobe pa zjarr thuren ëndrra nga përrallat e treguara me zërin e ëmbël… Këto janë rastet kur prania e nënës është më e rëndësishme se çdo dhuratë. Aurela Gaçe, është rritur kështu, nga një nënë bujare, që qëndroi gjithmonë buzagaz, e që u mësoi fëmijëve të saj të ishin të vërtetë… Jo më kot, AG është sot ‘Origjinali’!





Cili ishte urimi që i bëre sot nënës tënde?

Fatmirësisht nuk pres vetëm një ditë që t’i uroj diçka. Por si të gjithë fëmijët, edhe unë, gjënë e parë që i uroj mamit tim, është jetë e gjatë, sa më shumë pranë nesh.


A ka ndryshuar dashuria për të apo të shprehurit e kësaj dashurie pasi u bëre nënë vetë?

Po, sigurisht. Kur ti bëhesh vetë prind, atëherë kupton shumë. S’e di, por diçka e thjeshtë më vjen në mendje tani, një falenderim i bëj Zotit që më dha mundësinë të rritem me nënën pranë. Sot që shtrëngoj në duar krijesën time, shpesh mendoj për ata që s’e kanë njohur kurrë prindin e tyre, ngaqë janë larguar nga kjo jetë apo se për arsye të forta i kanë braktisur. Sot nuk paragjykoj. Sot e di shumë mirë çfarë nëne më ka rritur. Unë jam kështu, sepse ajo është kështu. Pashë e mësova çdo ditë. Indiferentizmin e saj ndaj gjërave materiale, pastërtinë shpirtërore, humorin, të thënit të gjërave troç, pa lajka, të qenit e dashur, bujare, dëshirën për të ndarë të mirat me të tjerët, e shumë cilësi të tjera. Por këto unë arrita t’i shoh mirë e t’i kuptoj vetëm pasi u rrita vetë.

A je bërë më shumë feministe pasi linde vajzë?

Në këtë pikë nuk ka ndryshuar gjë. Mbaj të njëjtin qëndrim ndaj burrave që cënojnë lirinë e grave. Por gjithashtu i dua ata që dinë t’i lumturojnë gratë në jetët e tyre.

Si do të doje të bëhej vajza jote, çfarë ëndërron për të?

Ëndërroj të jetë e lirë, e fortë, e brishtë. Të ketë besim tek vetja. Të dy prindërit i ka të tillë, kështu që përditë do të ushqehet me këtë frymë.

Tags: aurela gace
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
Next Post
INTERVISTA / Rudina Xhunga: Alanës dua t’i mësoj rrugën, jo destinacionin 

INTERVISTA / Rudina Xhunga: Alanës dua t'i mësoj rrugën, jo destinacionin 








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera