Mbrëmjen e sotme Eva Muarti ishte e ftuar speciale në emisionin më të ri të drejtuar nga Bora Zemani, Donald dhe Romeo Veshaj, “Treshat”. Eva ju përgjigj disa pyetjeve shumë pikante nga ana e tre moderatorëve, duke filluar nga jeta private dhe ajo profesionale. Murati tha se nuk i pëlqen të flasë shumë për jetën e saj personale, sepse ndryshe nga vitet e mëparshme tashmë po përpiqet që të ngrejë figurën e saj publike. Më tej moderatorja u pyet drejtpërdrejtë për debatet që ka pasur me disa personazhe të njohur si Rike Roci, Ilda Bejleri, Luana Vjollca. “Nuk do thosha se janë debate, por kanë qenë disa pyetje specifike për personazhet të njohur që unë ju jam përgjigjur. Unë jam shumë e sinqertë”, u përgjigj Murati. Ajo shtoi se nuk i pëlqen t’i vendosi filtra vetes, sepse do të tregohet e drejtpërdrejtë me njerëzit. Kujtojmë se prej vitesh Eva është pjesë e “Vizion Plus” dhe platformës “Tring” si drejtuese e emisioneve të ndryshme sportive. /revistawho.com