Pak javë më parë Joe Jonas dhe Sophie Turner u martuan në Francë dhe tani kanë nisur muajin e mjaltit. Ata janë shfaqur më të lumtur se kurrë teksa pijnë alkool në Maldive. Nga kërkimet e mediave, një natë në resortin ku po pushojnë dy të dashuruarit kushton plot 28.101 dollarë.
Në shtëpizën e vogël ku po pushojnë dy të dashuruarit ka edhe një rrëshqitëse uji personale, ndërsa pamja është magjike. Joe dhe Sophie ja kanë dedikuar këto ditë të para si bashkëshortë vetëm njëri-tjetrit dhe që çdo gjë të shkonte perfekt, ata zgjodhën këtë destinacion luksoz që me siguri do mbetet gjatë në mendjen e dy të dashuruarve. / revistawho.com