Me siguri keni dëgjuar për termin ‘water weight’ ose peshë e shtuar nga uji. Për ata që nuk e dinë, ky problem prek shumë njerëz dhe ka disa simptoma që i kuptoni menjëherë, ndër to barku i fryrë, gishta të fryrë, parehati. Kur trupi nuk largon mjaftueshëm ujë gjatë urinimit, këto mbetje depozitohen ndërmjet organeve dhe ju keni probleme. Theksojmë se kjo lloj peshe është e përkohshme dhe largohet për disa javë.
Disa nga arsyet pse krijohet janë:
Konsum i tepërt i kripës dhe karbohidrateve.
Cikli menstrual.
Problemet hormonale.
Niveli i lartë i kortisolit.
Mjekimet.
Përpiquni të gjeni zgjidhjen e duhur duke komunikuar me një mjek për këto probleme. / revistawho.com