Kylie Jenner dhe Jordyn Woods kanë pasur një miqësi shumë të ngushtë që ka nisur në një moshë fare të vogël. Të gjithë mendonin se ato ishin të pandshme, duke qenë se së fundmi dhe jetonin bashkë, por gjithçka mori fund kur Jordyn tradhëtoi motrat Kardashian-Jenner me Tristan Thompson, babain e vajzës së Khloe Kardashian. Tani, 5 muaj pas ngjarjes, si ndihet Kylie në lidhje me ish-mikeshën e saj të ngushtë? Ajo është shprehur me Khloe-n gjatë një episodi të ‘Keeping Up With The Kardashian’ dhe ka thënë: “Jordyn ishte siguria ime. Ajo jetonte me mua bënim çdo gjë bashkë dhe gjithmonë mendoja se nuk kisha nevojë për asgjë tjetër, sepse kisha atë. Një pjesë e imja e dinte se duhej të rritej pa të. Dhe ndonjëherë disa njerëz janë aty për një kohë të caktuar të jetës tënde”. Ashtu si Kylie, edhe Jordyn duket se po mundohet të rritet pa Kylie-n pranë saj, madje edhe karriera e saj po merr një kthesë tjetër. Së shpejti, Jordyn do ta shohim si aktore në serialin ‘Grown-ish’./revistawho.com