Serhan kërkon ndihmën e Edipit dhe e pyet nëse Oja do e bënte një gjë të tillë. Edip mban anën e Merves. Serhan takohet me të ëmën për të mësuar të vërtetën. Ajo e gënjen duke i thënë se Oja e ka telefonuar dhe e ka bindur se do e bashkojë me të. Serhan nuk e beson të ëmën dhe betohet se do e gjejë të vërtetën. Oja përballet me Merven dhe i kujton që koha po kalon. Merve tensionohet pas takimit me Ojan. Ajo vendos t’ja japë shtëpinë Ojas dhe shkon i dorëzon dokumentat. Oja i jep usb-në me provën. Merve e kërcënon Ojan se gëzimi i saj nuk do zgjasë për shumë dhe se nuk mund ta ndajë nga Serhani. Të gjithë në Sarmashëk mësojnë se Merve e ka shitur shtëpinë. Merve largohet nga Sarmashëku. Ajo shkon tek Serhan dhe i tregon që shtëpinë e tyre e bleu Oja. Pelin, Arzu dhe Ajshe presin me padurim të mësojnë kush e ka blerë shtëpinë e Merves. Ato habiten kur shohin se pronarja e re është Oja. Serhan shkon në shtëpinë e re të Ojas dhe i thotë se nuk do heq dorë prej saj./revistawho.com