Oja vendos të bëjë një festë në shtëpinë e re. Serhan përpiqet të mësojë të vërtetën nga Oja. Ajshe njofton Merven se Oja do organizojë një festë. Edhe pse dosja e vrasjes në Sarmashëk u mbyll komisari i mbledh dëshmitarët për të mësuar çfarë ndodhi në festë. Derja merr fshehtas dosjen nga arshiva. Babai i Pelinit i tregon Merves se Pelin organzoi një darkë me Serhanin dhe Ojan. Pelin shqetësohet kur mëson se i ati ka takuar Merven. Ajo ka frikë se Merve do hakmerret ndaj saj. Merve bën sikur e ka falur Pelinin dhe vendosin të kalojnë darkën në shtëpinë e saj. Gjatë darkës Merve e fut në kurth Tajlanin. Tajlan falimenton kompaninë e babait të Pelinit dhe e pushojnë nga puna.Tajlan shkon i shkatërruar në shtëpi dhe Pelin ia hedh fajin për gjithçka e sidomos për faktin që ai ra në kurthin e Merves. Në sherr e sipër Tajlan vendos të largohet nga shtëpia i ofenduar nga fjalët e Pelinit. Pelin pendohet dhe i lutet Tajlanit të kthehet por ai e kalon natën jashtë shtëpisë./revistawho.com