Hueyda El Saied e ka mbyllur ditën në shoqërinë e personave më të rëndësishëm për të, por në videot më të ëmbla që ka publikuar protagonist është djali i saj, Gabriel.
Gjatë bisedës me partnerin e nënës së tij, i cili e pyet çfarë dëshiron të bëhet kur të rritet, i vogli ka vetëm një përgjigje: “Dua të bëhem kryeministër i Shqipërisë”.
Siç duket djali i artistes së njohur i ka idetë e qarta dhe këto dëshira të tij, Hueyda i ndan me shumë humor dhe emocion me ndjekësit e saj. “E gjetëm kryeministrin”, shkruan ajo më tej duke qeshur.
Nuk dimë të themi nëse kjo dëshirë e Gabrielit do vazhdojë edhe për shumë kohë, apo me kalimin e viteve do largohet, por e themi me siguri se talentet e tij do e udhëheqin drejt sukseseve, njësoj siç ka ndodhur me Hueydën. / revistawho.com