Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit! 17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi… 17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?! 16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen! 16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën 16/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Camila Cabello jep mesazhin e ndjerë për të gjitha vajzat: Jeta nuk është siç e shikoni në media sociale

04/08/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Camila Cabello jep mesazhin e ndjerë për të gjitha vajzat: Jeta nuk është siç e shikoni në media sociale

Camila Cabello ka postuar një shkrim në ‘Instagram’, ku ka shprehur hapur opinionin e saj në lidhje me një nga çështjet që hap debate çdo ditë: të qenurit perfekte. Gjithçka nisi nga dëshira e saj për të postuar një foto nga hiti ‘Havana’ në 2-vjetorin e krijimit të tij dhe siç duket, Camila ‘e kapi veten’ duke menduar për komentet negative, për faktin që ka celulit dhe të tjerët do ja vinin në dukje. Në përpjekje për të dhënë një mesazh për të gjitha vajzat e reja që njësoj si motra e saj e vogël po rriten të rrethuara nga mediat sociale dhe fotot perfekte të realizuara me photoshop, ajo u shpreh e xhindosur me këtë shoqëri që kërkon perfekten edhe aty ku nuk mund të ekzistojë.





“Trupi im nuk është prej guri, as me muskuj, por nuk ka rëndësi. Fundja ka edhe engjëj të këqinj. Më vjen keq për vajzat që po rriten në këtë botë që kërkon perfeksionin i cili nuk ekziston. Po shkruaj për të gjitha vajzat që njësoj si motra ime e vogël po rriten në ‘media sociale’. Ato shohin vazhdimisht postime të realizuara me photoshop dhe mendojnë se ai është realiteti. Sytë e të gjithëve janë mësuar me atë lloj perfeksioni sepse atë shohin dhe krejt papritur e shndërrojnë në normë. Nuk është e vërtetë! Është mashtrim! Dhe falsiteti po bëhet realiteti i së sotmes. Vajza, celuliti është normal, dhjami është normal. Është i bukur dhe natyral. Nuk jam djalli i së sotmes dhe uroj që as ju të mos jeni”, shkruan Camila.


Në një kohë kur të parët që sulmohen për çdo defekt apo problem që kanë janë personazhet e njohur të ekranit, këngëtarja dha një mesazh që të gjithë duhet ta dëgjojnë dhe të reflektojnë për përjetimet e tyre. / revistawho.com

Tags: camila cabellocelulitifotomesazhOpiniontregon
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!
Breaking News

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!

17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…
Breaking News

Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…

17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!
Breaking News

Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!

16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!
Breaking News

“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!

16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën
Breaking News

“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën

16/01/2026
Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”
Breaking News

Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”

16/01/2026
Next Post
Edhe dy ditë kanë mbetur nga dasma. Afërdita Dreshaj po bën përgatitjet e fundit

Pasi të shikoni këtë imazh, me siguri edhe ju do të doni të dukeni si Afërdita në foton e patentës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera