Pak ditë më parë në media u spekulua se Kylie Jenner do të kurorëzonte me martesë dashurinë e saj me Travis Scott. Dyshimet filluan pasi një asistent i 22-vjeçares u pa duke hipur në avion me një fustan të bardhë, i cili ngjasonte me një fustan nusërie. Dasmë nuk pati dhe i gjithë misteri i fustanit u zbulua ditën e djeshme. Kylie Jenner festoi ditëlindjen e saj së bashku me të afërmit në një jaht luksoz dhe fustanin e bardhë e mbajti veshur gjatë festës. Ajo publikoi në ‘Instagram’ një foto të saj në të cilën shihej duke mbajtur atë veshje dhe në këtë formë ju dha fund të gjitha thashethemeve për martesë.
Biznesmenia e njohur publikoi në rrjete sociale dhe një nga videot më të ëmbla të vajzës së saj, Stormit, e cila i këndonte këngën e ditëlindjes.
https://www.instagram.com/p/B0_3yTxHc3-/
Nga Travis, Kylie mori si dhuratë një varëse të madhe me diamante në formën e logos së markës së saj të ‘make up-eve’. Kylie e festoi ditëlindjen e saj në brigjet e Italisë, në një jaht i cili mund të merret me qira për 1.2 milionë dollarë. /revistawho.com