Eleni Foureira dhe Claydee vendosën të bashkonin forcat dhe një muaj më parë sollën bashkëpunimin e parë me titullin ‘Loquita’. Kjo këngë duket se është pritur shumë mirë nga fansat e tyre dhe është kthyer shpejt në hitin e këtij sezoni veror. Por jo vetëm kaq, pasi vetë Eleni ka zbuluar ditën e sotme se përveç se kënga ka arritur 10 milionë klikime, ka mbledhur dhe 10 milionë video nga fansat e tyre, me sfida që janë nisur po ato. “Loquita arrin 10+ milionë klikime në ‘Youtube’ dhe më shumë se 10 milionë video ‘challenge’. Kjo ka qenë padyshim një verë ‘Loquita’. Faleminderit për shpërndarjen”, ka shkruar këngëtarja, krahas videos ku shfaqet vetëm me bikini dhe në tingujt e muzikës në fjalë. Ndjekësit dhe miqtë e saj e kanë përgëzuar për këtë arritje, sigurisht pa lënë pas komplimentat mbi pamjen e saj./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B1WBaLPC8Gx/?igshid=vixyh18fa5j5