Këngëtarja e njohur, Demi Lovato, do të jetë pjesë e kastit të aktorëve të filmit Eurovision, realizimi i të cilit është inspiruar nga konkursi i këngës ‘Eurovision’. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Will Ferrell në rrjetin e ‘Instagram’ duke uruar këngëtaren dhe për ditëlindjen e saj. Lovato ka vendosur t’i rikthehet aktrimit pas shumë vitesh dhe fansat kanë reaguar menjëherë pozitivisht pas këtij vendimi.
Më pas 27-vjeçarja ka ndarë me të gjithë një video ku tregonte se ishte duke jetuar periudhën më të mirë në jetën e saj. “Sot është një nga ditët më të lumtura të jetës sime. Jo vetëm sepse është ditëlindja ime, por sepse jam duke jetuar ëndrrën time”, shkroi Demi në postimin e saj në rrjetet sociale.
Pas këtij momenti ndjekësit e këngëtares janë duke pritur me shumë kureshtje momentin kur ajo do të rikthehet në ekran jo vetëm si këngëtare, por dhe aktore./revistawho.com