Sot Dua Lipa mbushi plot 22-vjeç. Këngëtarja duket se është shumë e emocionuar për këtë ditë dhe nuk e ka hezituar ta shprehë publikisht. Me siguri, ajo do të organizojë një festë me njerëzit më të afërt, ndërsa përsa i përket urimeve publike, sapo kanë nisur. Dukagjin Lipa ka publikuar në ‘Instagram’ disa foto ku shfaqet krah Duas, që në muajt e parë të lindjes së saj, e deri tani që është një vajzë e madhe dhe një artiste e suksesshme. “Ti do mbetesh gjithmonë dashuria ime e parë dhe unë gjithmonë do të të mbështes. Gëzuar ditëlindjen. Të dua”, ka shkruar Dukagjini. Këto fjalë të thjeshta, por shumë domethënëse, kanë emocionuar të gjithë ndjekësit e tij, të cilët nuk i kanë kursyer fjalët e mira dhe urimet për Duan./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B1dq-FZhfLq/?igshid=1uyw33ra206ct