Disa muaj më parë Era Istrefi dhe Nora sollën bashkëpunimin e tyre me titull “Nuk e Di”. Që në ditët e para të publikimit kënga u kthye në hit dhe dëgjohej jo vetëm në vende publike, por kishte ‘pushtuar’ dhe rrjetet sociale. Mirëpo sipas “Prive.al” kënga e Erës dhe Norës është kopjuar nga këngëtarja serbe Seka Aleksic, 3 muaj pasi motrat e kanë publikuar në ‘Youtube’. “Prive.al” ka publikuar një bashkim të këngëve në profilin e tyre të ‘Instagram-it’ dhe mund të dallohet fare qartë ngjashmëria e tyre. Vite më parë ishin artistët shqiptarë ato që akuzoheshin për kopjim, por tani gjërat kanë ndryshuar, shqiptarët po thyejnë rekorde kudo në botë dhe këngët e tyre kopjohen nga shumë artistë të njohur./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B1gjlYdAwAZ/?igshid=sykhjd1otzcs