Hedhja e një shkrimi të dedikuar, emri apo figure në trup është një nga format se si shume ndjekës të personazheve të ‘showbiz-it’ shqiptar kanë zgjedhur të shprehen ndaj artistëve që ndjekin prej kohësh. Së fundmi ka qenë një fans i reperes së njohur, Melindës i cili ka vendosur të bëjë tatuazh emrin e saj. Këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja duke publikuar një foto në ‘Instastory’, ku shfaqet krahu i një mashkulli me emrin e artistes. Mbrëmjen e kaluar Melinda performoi në Zvicër, vend në të cilin takoi dhe ndjekësin e saj të ‘zjarrtë’.
Nga foto dallohet se ai ka zgjedhur ta shkruajë me shkronja të mëdha emrin Melinda. Me siguri pas këtij momenti, reperja duhet të jetë surprizuar dhe emocionuar shumë.
Kjo nuk është hera e parë që njerëz të ndryshëm bëjnë tatuazh emrin e këngëtareve apo moderatoreve që kanë më shumë qejf. Disa vite më parë një fans i moderatores së njohur, Marina Vjollca vendosi të bëjë tatuazh fytyrën e saj, veprim ky që i befasoi të gjithë./revistawho.com