Reperi i njohur nga Kosova Mozzik është në qendër të vëmendjes së mediave këto kohë, pas problemeve dhe lajmeve se lidhja e tij me Loredanën ka përfunduar. Por sot ai po feston një datë speciale për femrën më të rëndësishme në jetën e tij.
Ai ka zgjedhur llogarinë në Instagram për ta uruar ditëlindjen e nënës së tij. “Urime ditëlindjen mbretëresha ime, nëna ime”, ka shkruar Mozzik pranë fotos, ku ajo shihet së bashku me vajzën e tij, Hana. Mozzik dhe Loredana janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Hana.
Pak ditë më parë, këngëtarja ka festuar ditëlindjen dhe në festë nuk është parë askund Mozzik. Madje ai nuk i dedikoi asnjë urim në rrjetet sociale.?revistawho.com