Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë! 12/03/2026
Vajzat e njohura shqiptare flasin për sekretin e lëkurës së tyre: “Rejuran”! 12/03/2026
Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale! 12/03/2026
Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother? 12/03/2026
20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik! 11/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Bleona iu dedikon këngë komentuesve negativë: Kancer digjital!

10/09/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Bleona iu dedikon këngë komentuesve negativë: Kancer digjital!

Komentet negative në rrjete sociale, shpesh edhe ofenduese, janë kthyer në një shqetësim të vërtetë për shumë personazhe të njohur. Nga ekrani i një telefoni është shumë e thjeshtë të gjykosh dhe të komentosh dikë, ndaj ky fenomen është përhapur kaq shumë vitet e fundit. Disa personazhe të famshëm zgjedhin t’i injorojnë njerëzit që lënë komente negative, e të tjerë nuk kanë ngurruar t’ju kthehen ashpër publikisht. Duke qenë se ky është një problem global, Bleona ka vendosur ta përdorë si temë për këngën e saj më të fundit. Këngëtarja shqiptare ka treguar se në datë 27 shtator do të publikojë projektin e ri muzikor, që do të ketë në qendër të saj komentet fyese në rrjete sociale të bëra nga personat që përdorin llogari të rreme.





https://www.instagram.com/p/B2OrEslpAyz/

Bleona ka publikuar një fotografi të saj në ‘Instagram’ dhe bashkangjitur ka shkruar: “Kënga ime e re do të publikohet në datë 27 shtator. Kam vendosur të flas për një fenomen që është bërë pjesë e jetës së çdo personi që përdor rrjetet sociale, veçanërisht personazhet e njohur. Jo të gjithë ne kemi kurajën të zbulojmë se çfarë është në të vërtetë: Një kancer digjital! Jam duke folur për komentet të mbushura me urrejtje nga njerëz të mjerë, të cilët shumicën e kohës shkruajnë nga llogari fallco duke përdorur WiFi falas. Këta dështakë nuk kanë as kurajën të përdorin emrat e vërtetë dhe kjo është e vetmja mënyrë për të justifikuar dështimin e tyre në jetë duke ju drejtuar gishtin të tjerëve, që në të vërtetë kanë punuar fort për të arritur aty ku janë! P.S: Ju fal të gjithëve, sepse nëse më ndiqni ju jeni fansa”. Kënga e re e Bleonës do të titullohet “Haters” (Urryesit) dhe këngëtarja duket se është plotësisht e bindur se nëse bëhemi të gjithë bashkë mund ta luftojmë këtë problem kaq shqetësues. /revistawho.com


Tags: BleonaKengekomente negativeprojekt i ri
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë!
Breaking News

Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë!

12/03/2026
Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale!
Breaking News

Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale!

12/03/2026
Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother?
Breaking News

Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother?

12/03/2026
20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik!
Breaking News

20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik!

11/03/2026
Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse…
Breaking News

Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse…

11/03/2026
Arbër Çepani flet pa filtra për dashurinë: “Mund të të fusë në një gropë të zezë dhe nuk e kupton”!
Breaking News

Arbër Çepani flet pa filtra për dashurinë: “Mund të të fusë në një gropë të zezë dhe nuk e kupton”!

11/03/2026
Next Post
Pasi u shfaq tërësisht e zhveshur, këngëtarja shqiptare tregon çfarë e shtyu për të postuar foton

Pasi u shfaq tërësisht e zhveshur, këngëtarja shqiptare tregon çfarë e shtyu për të postuar foton








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera