Disa javë më parë, miliarderja e njohur, Kylie Jenner festoi ditëlindjen e saj të 22-të në një festë ku nuk munguan miqtë më të ngushtë dhe familjarët e saj. Ata udhëtuan së bashku me një jaht luksoz nëpër Europë, duke vizituar destianacione nga më të ndryshmet.
Megjithatë pas kaq ditësh, Kriss Jenner ka zbuluar se ajo nuk ishte e ftuar në festën e ditëlindjes së vajzës së saj, kjo për shkak se Kylie dëshironte të kishte pranë vetëm miqtë. Ajo shtoi se këmbënguli që të ishte pranë modeles, derisa mundi të shkojë me to.
Kjo deklaratë i ka habitur jo pak ndjekësit e klanit ‘Kardashian-Jenner’, por dhe i ka bërë të qeshin pafund./revistawho.com