E ftuara e parë e sezonit të ri të emisionit “Mos i fol shoferit” ka qenë bloggerja e njohur Estela Ujka. Gjatë intervistës ajo ka treguar se puna si bloggere nuk është shumë e lehtë. “Për Instagramin bëjmë shumë sakrifica sepse gjërat kanë një kohë tjetër. Asnjeherë nuk hamë pa i fotografuar gjërat. Mund të vonohemi 1 orë e gjysmë për të bërë foton perfekte para se të na ikë drita”, tregon Estela. Bloggerja madje tregoi se një herë duke bërë foto, kishte harruar që karrocën e vajzës e kishte prapa vetes dhe ishte trembur kur nuk e kishte parë. Estela tregon se të jesh bloggere ka shumë sakrifica dhe se gjithashtu të merr shumë kohë për të arritur rezultatin e dëshiruar por ajo shprehet se për punën që do, ja vlen mundimi.