Emisioni i dashur për publikun”Shiko kush luan” ka nisur sezonin e tij më të ri. Nën moderimin e Luana Vjollcës, programi ka arritur shikueshmërinë më të lartë krahasuar me të tjerët dhe ka siguruar një nga vendet e para në renditje në shtete të ndryshme. “Shiko kush luan” ka rreth 400 mijë shikues në rrjetin e “Youtube” që në puntatën e tij të parë të sezonit të tretë. Nuk ka munguar ky fakt pa u postuar nga Luana Vjollca me një dedikim për gjithë mbështetësit e saj. “E vetmja fjalë që kam… Faleminderit!!”, shkruan ajo në videon e shpërndarë. Programi zë vendin e parë mes shikuesve shqiptarë në Greqi, vendin e dytë në Gjermani e Maqedoni dhe një vend të favorshëm në SHBA. Ai mbahet si i pari emisioni trend i cili ka thyer rekorde në shikueshmëri dhe preferencë nga audienca. “Shiko kush luan” është krijuar, ideuar dhe moderuar nga Luana të cilës i vijnë në ndihmë dy kapitenët dhe stafi i ‘Top Channel’.
https://www.instagram.com/p/B3FeRhEnvJ4/