Demir fillon punë taksist. Ai merr në makinë një çift që presin të bëhen prindër. Demir i ndihmon ata të arrijnë me urgjencë në spital. Ugur dhe nëna e tij ndihmojnë Ojkynë me teatrin e shkollës. Murat i tregon Demirit se Xhandan po largohet sepse e di për sëmundjen e Ojkysë. Demir shkon të ndalojë Xhandanin para se ajo të largohet. Ai i shpreh ndjenjat Xhandanit dhe kërkon mbështetjen e saj në këtë periudhë të vështirë që Ojky po kalon. Demir përqafon Xhandanin dhe ajo përlotet. Xhandan ka frikë se nuk do e përballojë dot kur Ojky të përkeqësohet nga sëmundja. Demir lexon sërish ditarin e Ojkysë dhe ajo ka shkruar për sëmundjen. Në mëngjes Demir e surprizon Ojkynë me orendi të reja shtëpiake. Asu i tregon Demirit se ajo është nëna e Ojkysë dhe kërkon kujdestarinë. Ugur përballet me mësuesen e Ojkysë në librari. Mësuesja fillon të mendojë mirë për Ugurin pasi ai e ndihmon me një telefonatë. Demir i tregon Ugurit se Asu është nëna e Ojkysë dhe kërkon të marrë kujdestarinë e saj. Ojky kupton se Demir dhe Ugur i fshehin diçka. /revistawho.com