Ndarja e dyshes së njohur Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus i çuditi jo pak fansat e tyre në mbarë botën. Megjithatë fill pas këtij momenti ata vendosën të vazhdojnë jetën e tyre duke krijuar secili një lidhje të re. Prej disa javësh tashmë Miley ka zbuluar se është në një lidhje me këngëtarin australian, Cody Simpson, me të cilin publikon shpeshherë video nga momentet e dashura pranë njëri-tjetrit.
Megjithatë pasi janë përfolur në rrjet për reagime të ndryshme, duket se ish-bashkëshorti i Cyrus, Liam ka vendosur të jetojë pranë shtëpisë së këngëtares.
Burime ekskluzive kanë treguar për ‘Daily Mail’ se Hemsworth është duke rinovuar shtëpinë prej 6.9 milionë dollarësh, në të cilën jetonte me Miley-n dikur. Ajo çfarë i ka befasuar të gjithë është se ky vend ndodhet ngjitur me shtëpinë aktuale të këngëtares, të cilën e ka blerë në vitin 2016 për 2.5 milionë dollarë.
Nuk dihet se cili do të jetë reagimi i Cyrus pas këtij lajmi, megjithatë fansat janë shumë kureshtarë se çfarë do të ndodhë në vazhdim me ta./revistawho.com