Miley Cyrus ka vendosur që këtë vit të martohet pas lidhjes me të dashurin e saj, Liam Hemsfort. Këngëtarja 23-vjeçare ka në plan që ta bëjë martesën e saj më të rrallë dhe më të veçantë. Të pranishmit në dasëm do të gostiten me biskota me marijuanë, transmeton “Indeksonline”. Martesa pritet të bëhet në Australi ndërsa për shërbimin e marijuanës në dasëm, Miley duhet ende të kërkojë leje.